Connect with us

Rajon

‘Ikni ikni, do hedhin granatë’, del audio kur vëllezërit shqiptarë vrasin grekun

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ky dy vëllezër shqiptarë kanë vrarë me sëpatë një 53-vjeçar, ndërsa lanë të plagosur djalin e këtij të fundit dhe vajzën e tij.

Mediat greke kanë siguruar një material audio, të cilin e ka regjistruar me telefon një kalimtar jashtë banesës së viktimës, në momentin e sherrit të madh pak minuta para vrasjes.

Nga ky regjistrim, dëgjohet duke debatuar anëtarë të familjes greke si dhe dëgjohet dhe njëri nga djemtë shqiptar. Në audio dëgjohet dikush që kërcënon që do të shpërthejnë një granatë, ndërsa në një moment të dytë, dikush kërkon armën. Më pas, duket se ky është momenti kur është vrarë 53-vjeçari, dëgjohen ulërima të frikshme të vajzës.

Audion mund ta dëgjoni KËTU

 

 

Pjesë nga biseda:

-Thuaji t’i mbledhë gjërat dhe të iki, do shkoj t’i hedh një granatë.

-Karabinën. Sillni karabinën

-Çfarë po ndodh?

– Ik, ik.

Le të shkojmë

-Le të shkojmë … Le të shkojmë

– Tani largohu edhe ti… largohu… – Unë do (…) tani…

– Ik…

-Thuaji t’i mbledhë gjërat dhe të iki, unë shkoj t’i hedh një granatë.

Ngjarja brutal që rezultoi me plagosjen fatale të 53-vjeçarit nga sëpatë ka ndodhur në zonën e Kasandrës. Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:00 të enjten e kaluar kur dy vëllezër nga Shqipëria, 27 dhe 47 vjeç, kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës 53-vjeçare dhe kanë nisur një debat me të, djalin e tij 24-vjeçar dhe vajzën e tij 18-vjeçare, me të cilat dyshohet se autori i ri mbante lidhje.

Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë djalin e tij dhe ka shtyrë të renë me të cilën dyshohet se kanë pasur lidhje personale, ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen. Kur 53-vjeçari i pafat u transportua me autoambulancën e EKAV-it në Qendrën Shëndetësore Kassandra, tashmë ishte vonë dhe u konstatua i vdekur. Dy vëllezërit e moshës 27 dhe 47 vjeç u arrestuan mesditën e së nesërmes nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Poligyros dhe u dërguan në Prokurorinë e Polygyros. Ai nga ana e tij i ka referuar në hetuesi, ndërsa pas rrëfimit të tyre janë cilësuar të burgosur të përkohshëm dhe janë transferuar në burgjet e Nigritës.

Advertisement