Connect with us

Lifestyle

Ilaç i ri premtues për trajtimin e migrenës

Një ilaç i ri për trajtimin e migrenës po cilësohet premtues pas përfundimit të një studim klinik në shkallë të gjerë, duke u ofruar shpresë njerëzve që nuk mund të përdorin opsionet aktuale për trajtim.

Ilaçi – ubrogepant – tregoi norma më të mëdha të lirimit të dhimbjes dhe lehtësimit të simptomave nga migrena në krahasim me placebo-n.

Më shumë se 20% të pjesëmarrësve raportuan që pas konsumimit të ilaçit ishin pa dhimbje brenda dy orësh dhe më shumë se 34% panë lehtësim të simptomave më të bezdisshme të lidhura me migrenën, të cilat përfshijnë ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës. Kjo krahasuar me 14% dhe 27%, përkatësisht, nga placebo.

“Të kesh ubrogepant si një ilaç i ri i mundshëm për trajtimin akut të migrenës do të sigurojë një risi shumë të nevojshme për një sëmundje që prekë miliona njerëz,” tha Dr Richard B. Lipton, drejtor i Qendrës për dhimbje koke Montefiore në New York, i cili drejtoi studimin e botuar të martën në revistën mjekësore JAMA.

Ubrogepant aktualisht është në pritje të miratimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-ve.

Advertisement