Connect with us

Politike

Ilir Meta i rikthehet “armës së tij të vjetër”, metaforës: Ja si e thumboi Ramën nga Pusteci

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ironizuar qeverinë nga Pusteci. Ai ka postuar një foto ku shihet me një banor të Pustecit.

Meta me ironi shkruan se në këtë zonë falë “Rilindjes” vetëm gomerët janë shtuar në 11 vite qeverisje. Ndër të tjera ai shkruan se çmimi i karburanteve vijon të jetë i lartë, duke bërë që fermerët ta kenë të pamundur që të përdorin traktorë dhe këhstu përdorin kafshët.

Në Pustec, atje ku falë “Rilindjes” vetëm gomerët janë shtuar këto 11 vite qeverisjeje dhe kjo për dy arsye:

Së pari për shkak të çmimit të naftës që vazhdon të jetë në “qiell” dhe i paleverdisshëm për të përdorur traktorët për punimin e tokës;

Së dyti sepse i vetmi investim i bërë nga “Rilindja” prej gati 5 milionë euro për ujësjellësin, për shkak të korrupsionit, rezultoi në katastrofë për banorët e këtij komuniteti të mrekullueshëm, të cilët jo vetëm duhet të përdorin gomerët për të marrë ujë të pijshëm në burimet e dikurshme, por edhe për t’u larë u leverdis më shumë të përdorin ujin e liqenit të Prespës.

Mjafton të ndiqni këtë emision investigativ https://youtu.be/uV6aYUQHp6I?si=WRvzM7xPjYt1RgzB për të kuptuar edhe më mirë pse në këtë parajsë natyrore pakësohen njerëzit e mrekullueshëm dhe sidomos të rinjtë e fëmijët, pakësohen lopët dhe bagëtitë e imta por shtohen gomerët.

Partia e Lirisë do të bëjë çdo përpjekje për t’i dhënë fund lënies në harresë dhe injorimit të halleve të këtij komuniteti të mrekullueshëm, që jo vetëm vuan pasojat e braktisjes e korrupsionit por edhe i rrezikohet shëndeti nga kjo papërgjegjshmëri.

Me Partinë e Lirisë komuniteti maqedonas do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e merituar!

Advertisement