Connect with us

Politike

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 27 shkurt kërkesën e paraqitur nga presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili kërkon një masë më të butë sigurie.

Gjyqtarët e caktuar janë Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, të cilët do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.

Meta një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij, drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ish-presidenti akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Gjykata e Posaçme dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.

Edhe Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme.

Advertisement