Aktualitet
Ilir Meta në burg/ Gazetarja përplaset ashpër për vilën e Monikës
Gazetarja Klodiana Lala dh eish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj debatuan ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, për dosjen e SPAK mbi Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Lala dhe Mehmetaj debatuan për deklarimet e SPAK rreth blerjes së një vile nga ana e zonjës Kryemadhi, por sipas ish-dpeutetes këto janë interpretime dhe jo fakte.
Pjesë nga debati
Klodiana Lala: Prokuroria pretendon që në këmbim të kalimit të ligjit për minierat është premtuar një vilë që më pas nuk është marrë.
Kejdi Mehmetaj: Në atë dosje nuk flitet në një asnjë moment që kjo vilë të jepet në këmbim të ligjit. Nuk ka asnjë.
Klodiana Lala: Ju vini këtu dhe flisni politikisht si në rastin e zotit Berisha dhe në rastin e zotit Meta, nuk uleni të lexoni fare dosjen. Vini këtu.
Kejdi Mehmetaj: Nuk e lexoj se s’do të bëj avokatin.
Klodiana Lala: Nëse do të fillosh të hysh në termat konkretë.
Kejdi Mehmetaj; E kam lexuar atë pjesë.
Klodiana Lala: Jo nuk e ke lexuar se një pjesë e dosjes u shpërnda aty brenda llojit tuaj dhe u hoq kjo pjesë e ligjit korruptiv, pra nga faqja 97-121 mungonte dhe u shpërnda qëllimisht.
Kejdi mehmetaj: Po ku e di ti?
Klodiana Lala: Kam prova për këtë.
Andi Bushati: I kemi lexuar edhe ato 20 faqe.
Klodiana Lala: Në ato 20 faqëshin që mungon dhe janë dhjetëra gazetarë dëshmitarë, mesazhet e shkëmbyera.
Kejdi Mehmetaj: Klodi mos bëj sikur ne nuk dimë të lexojmë.
Klodiana Lala: Unë e kam lexuar kështu.
Kejdi Mehmetaj: Ke dashur ta lexosh kështu, nuk ke lexuar të lexosh të zezën mbi të bardhë. Ti po e interpreton. Në asnjë moment nuk është shkruar kjo. Edhe një herë zoti Meta, çfarë lidhje ka në këtë histori?
Klodiana Lala: Flet si një një ish-deputete që mbron zotin Meta dhe zonjën Kryemadhi.
Kejdi Mehmetaj: Ti nuk më ke dëgjuar se s’po them asgjë. Ky është gjyq publik. Ju po flisni për fakte, prova, po interpretoni, po del në përfundim.
Klodiana Lala: Zonjën Kryemadhi e kam pyetur vetë personalisht dje.
Kejdi Mehmetaj: Pse po bën gjyq publik? Pse ju e keni lexuar mirë dhe unë e kam lexuar keq?
Klodiana Lala: Unë e kam pyetur zonjën Kryemadhi në ligjëratë të drejtë për këtë çështje dhe ajo ka folur për marrëdhëniet e saj me Metën dhe Adrian Shatkun.
Kejdi Mehmetaj: Ne po bëjmë gjyq publik.
Klodiana Lala: Zonja Kryemadhi e pranon.
Kejdi Mehmetaj: Jo nuk pranon asgjë.
Klodiana Lala: Thotë një vilë, pa dijeninë e Ilir Metës. SPAK thotë nga ana tjetër që kjo vilë është premtuar.
Kejdi Mehmetaj: Po, ti më fal, Zonja Lala. Ju po thoni që keni lexuar, dhe unë ju them, ma tregoni në dosje ku e keni lexuar këtë shkëmbim. Unë s’jam avokate, unë s’marr përsipër ta bëj këtë.
Klodiana Lala: Nuk tha njeri, të lutem mos bëj gjyq publik.