Connect with us

Politike

Ilir Meta: Një ditë pyeta djalin, ore sa vjeç je ti se nuk e di…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mesazhet që përcjell përmes postimeve në rrjetet sociale teksa stërvitet në palestër dhe natyrë.

Në një intervistë për News24, Ilir Meta u shpreh se “janë mesazhe për t’u shkundur duke filluar nga unë, bashkëpunëtorët e mi. Nuk po jetojmë kohët e duhura dhe janë njerëzit që i bëjnë kohët”.

Ndërsa ka treguar edhe bisedën me të birin në ditën e tij të lindjes.

“Është një mesazh për tu zgjuar herët ose në kohë, për të dalë në natyrë, për t’iu përkushtuar kësaj kulture.

Janë mesazhe për t’u shkundur duke filluar nga unë, bashkëpunëtoret e mi. Nuk po jetojmë kohët e duhura dhe janë njerëzit që i bëjnë kohët. Pata njëherë një debat me djalin tim, e pyeta sa vjeç bënte dhe më tha 20-21 vjeç.

I thashë duhet të çohesh të bësh namin, në moshën tënde etj etj.. Ah mor ba më tha, kohët e vështira nxjerrin burra të fortë, burra e fortë sjellin kohë të lehta, kohët e lehta sjellin burra të lehtë, burrat e lehtë sjellin kohë të vështira. Tani janë kohë të vështira, duhen shkundur dhe kërkon burra e gra të forta.

Lartësitë janë dashuria ime më e madhe. Majat më frymëzojmë më shumë dhe më motivojnë. Sfidat, njeriu ka gjithmonë për motivim, objektiva. Nuk jam marrë shumë me palestër, por kam bërë ushtrime fizike në natyrë, tani merrem ne palestër, një nga objektivat e mia është të mund Muharrem Berishën, që ka qenë idhulli im kur isha sportist, për tu bërë kampion”, tha Meta.
Advertisement