Aktualitet
Ilir Meta të ruhet/ Deklarata e fortë e Paro Laçit: Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte
Ish- presidenti i Partizanit, Paro Laçi, një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës vijon dëshminë për ngjarje ende të pazbardhura të ndodhura në Shqipëri në vitin e mbrapshtë të 1997, por dhe vite më pas.
Në një intervistë për Report TV, Laçi tregon atë që e quan plan të Sali Berishës për të vrarë Ilir Metën në 2001 në Bruksel. Jo vetëm kaq, por ai thotë se Berisha ka dhënë dhe porosit të vrasë Neritan Cekën e Rexhep Meidanin.
Marrë shkas nga protesta e 7 tetorit ku djali i ish- kryeministrit Shkëlzen Berisha u shfaq në protestë i shoqëruar nga shumë truproja, Paro Laçi tha se në fakt duhej të ishte Meta që duhej të ruhej nga kreu i PD-së, pasi ky i fundit kishte tentuar ta vriste.
Sipas dëshmisë së tij bëhet fjalë për vitin 2001 kur Ilir Meta ishte kryeminister i Shqipërisë.
“Shkëlzeni ka të drejtë të ruhet por më shumë të ruhet Ilir Meta. Sali Berisha është ai që ka tentuar dhe ka bërë plan të mirëfilltë për vrasjen e Ilir Metës. Ka ndodhur në Bruksel, i njohur si sherri i Brukselit.
Aty kam qenë unë, Sali Lusha. Do të ketë qenë pranvera e 2001. Plani ka qenë i kurdisur mirë për eliminimin e Ilir Meta. Ta deklarojë vetë. Duhet ta ketë bërë spiunimin Sazan Cana, që shpëtoi Fatos Nanon. E i thanë shef largohu se nuk e kanë me ty por me Ilir Metën.
Gjinushi e ka parë vetë..
Vrasjen e tij do ta pranonte Sali Lusha.
Sali Berisha ka shkuar të flinte në Sofi hotel ku të hapte shishen e shampanjës
Me që ishte kryeministër i Shqipërisë, Meta duket që kishte informacion….”, tha ai.
Jo vetëm kaq Paro Laci thotë se Sali Berisha ka dhënë urdhër dhe për të djegur lokalin e Fidel Yllit…
Paro Laçi nxit dhe ish- bashkëpunëtorë të tjerë të Sali Berishës, ata që kanë qëndruar shumë afër për të treguar të vërtetat për krimet e rënda të ndodhura në 1997
“Si unë të gjithë duhet të flasin çfarë dinë për 1997. Ka shumë mistere. Janë rrahur gazetarë shqiptarë e të huaj. U kërcënuan me jetë dhe u tentuan të vriteshin shumë politikanë për të vetmin moiv se tentonin t’i zinin vendin Sali Berishës dhe egërsia e tij nuk pati fund deri në ditët e sotme” thotë Paro Laçi.