Connect with us

Kosova

Iluzionet e humbura/ Zhgënjyese sjellja e Emmanuel Macron me Serbinë

“Ideja se marrëveshja për shitjen e avionëve ushtarakë Rafale nga autoritetet franceze dhe presidenti Emmanuel Macron do ta afrojë Serbinë me Bashkimin Evropian është një iluzion” – Keshtu ka vleresuar per Zerin e Amerikes, Florent Marsiak, bashkëpunëtor i Institutit Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ai gjithashtu u shpreh se është gabim që Franca dhe BE-ja besojnë se Serbia është me të vërtetë e përkushtuar në rrugën evropiane vetëm sepse ajo po i shet municion Ukrainës për luftën me Rusinë (gjë që autoritetet në Beograd nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht), dhe në në të njëjtën kohë refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Marsijak gjithashtu vuri në dukje atë që ai e quajti “kontradiktë” në atë që Franca dhe BE flasin për demokracinë dhe stabilitetin në rajon, ndërsa në të njëjtën kohë refuzojnë të njohin problemet e brendshme me të cilat përballet shoqëria serbe, protestat për zgjedhjet, projektin e minierës së litiumit, si dhe tensione në veri të Kosovës.

Sipas tij, qëllimi i vizitës se Macron ne Serbi ishte promovimi mbi të gjitha i interesave ekonomike të Francës.

“Ka një mospërputhje të qartë dhe zhgënjim të madh kur bëhet fjalë për mënyrën se si Presidenti Macron po merret me Serbinë. Angazhimi i Francës dhe presidentit francez është pothuajse ekskluzivisht në nivel ndërqeveritar me Presidentin Vuçiç. Dhe kjo për çështjet ekonomike. Kur bëhet fjalë për demokracinë dhe stabilitetin në rajon si edhe marrëdhëniet me Kosovën, Franca nuk është as e gatshme të dëgjojë apo të mbështesë aktorët përparimtarë në Serbi, të cilët po protestojnë në rrugë duke u përpjekur të sjellin ndryshime. Franca flet vetëm me Vuçiqin. Është zhgënjyese, sepse duhet demokracia dhe ajo që po bën Franca është promovimi i Serbisë së Vuçiqit. Është e njëjta gjë me Hungarinë dhe Orbanin, megjithëse Macron e kundërshton atë. Por në realitet, mos kritikimi i regjimit të Vuçiqit vetëm sa jep legjitimitet” – deklaroi Marsijak

 

Advertisement