Connect with us

Aktualitet

Imane Khelif ngre padi në Francë për shkak të abuzimit që përjetoi në Lojërat Olimpike

PARIS – Boksierja fituese e medaljes së artë olimpike, Imane Khelif, e cila duroi një sulm intensiv për dyshime në lidhje me gjininë e saj gjatë Lojërave të Parisit, ka paraqitur një ankesë zyrtare ligjore në të cilën thotë se ishte viktimë e abuzimit në internet.

Ajo është kritikuar se ishte një ‘burrë biologjik’, pasi Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) e përjashtoi nga Kampionatin Botëror të 2023 dhe e ndaloi nga Lojërat Olimpike. Megjithatë, ajo u shfaq në Paris sepse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ndërpreu bashkëpunimin me IBA dhe e lejoi atë të performonte në eventin më të madh sportiv në botë. Pas çdo beteje, ajo merrte shumë ofendime në rrjetet sociale, ndërsa tani vendosi të hidhte një hap konkret për t’u mbrojtur.

Avokati i saj, Nabil Boudi njoftoi se Khelif ka paraqitur një ankesë ligjore në Francë për abuzim dhe ngacmim në rrjetet sociale.

“Boksierja Imane Khelif ka vendosur të luftojë përsëri pas medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit. Ajo dëshiron të luftojë për drejtësi, dinjitet dhe nder. Zonja Khelif ka ngritur një padi për ngacmim kibernetik”, tha Boudi.

Advertisement