Connect with us

Pinknews

Inatosi serbët me hartën e Shqipërisë etnike, Dua: Krenohem

Dua Lipa, në një konference për mediat që po jep pak para koncertit, foli për hartën e Shqipërisë etnike që postoi disa kohë më parë, e cila solli reagimin e ashpër të serbëve. Ylli i muzikës publikoi në rrjete sociale një imazh të hartës së Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “autochthonous”.

Ky imazh nxiti reagimin e serbëve. Në postimin e Duas janë shfaqur komente si “Kosova është Serbi”. Madje, kishte nga ata që e akuzonin yllin shqiptar si “fashiste”. E pyetur nga gazetarët sot në lidhje me këtë çështje, Dua tha se nuk ka fyer askënd dhe të gjithë kanë të drejtë të ndihen krenarë me origjinën e tyre.

“Postimi nuk është bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Kam pasur një ndjesi me shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi.  Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, tha Lipa.

Advertisement