Connect with us

Rajon

Inceneratorët/ Ahmetaj nxjerr dokumentat: Pronarët faktikë janë Erion Veliaj dhe Edi Rama

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj,  ka deklaruar mbrëmjen e sotme se asnjë nga kontratat e ineneratorëve nuk është firmosuar nga ai. Gjatë intervistës për emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka nxjerrë dokumentat ku tregohet sipas tij se asnjëri nga inceneratorët nuk është firmosur nga vetë ai. Ahmetaj shton se sipas tij Inceneratori i Elbasanit është firmosur nga Niko Peleshi, dhe se pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës janë sipas tij kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

AhmetajTë dashur qytetarë kjo është kontratë e Koncesionit të Tiranës. Sipas kreut të organizatës që më thotë “me sy të zgurdulluar dërdëllis”, ku është firma ime këtu? S’ka firmë timen këtu. 0 për Tiranën. E para, e dyta… Fieri dhe Elbasani, ku është firma ime këtu. Te Elbasani ka vendim qeverie me firmën e shokut Niko. Me Nikon na kanë nxjerrë në fotografi dhe këta nuk pranojnë që aaa.. po ke një footgrafi ke njohje… E kam theksuar unë njohjen time me Inceneratorët. Qesharake, gjera qesharake, është bërë SPAK si agjensi udhëtimesh. E ka firmosur Niko Peleshi, unë nuk kam qënë në atë… rastësisht kur është bërë Inceneratori i Elbasanit. 0 firma te të tre, për çfarë më akuzon për korrupsion? Apo le t’ja rrasim të plaset në gjykatë… Po në ç’vend të botës ndodh kjo ? Në çvend të botës ndodh kjo kur ti kërkon të bësh kokë turku për statistikë?  Por e para unë nuk kam asnjë firmë dhe kam kundërshtuar këtë projekt. Dhe e kam theksuar edhe herën e kaluar, e kam kundërshtuar dhe po e theksoj prap sot se pronarët faktik të inceneratortit të Tiranës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama. Pse nuk i akuzon SPAK. Unë nuk kam asnjë firmë. Tani, pse nuk e mori Altin Dumani inceneratorin e Tiranës? Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama në 2017 ka thërritur 2 njerëz, midis tyre Erion Veliaj dhe i ka detyruar që të vazhdojë procesi përpara. Do ecim por garancia është që asnjë nga ata të LSI-së mos ketë punë, dhe është caktuar mbikqyrës pronari faktik.

Advertisement