Connect with us

Politike

Inceneratorët, Berisha: Ahmetaj bënte rolin e ndërmjetësuesit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish Inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka akuzuar ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj se ka luajtur rolin e ndërmjetësit me të kërkuarit e drejtësisë për këtë aferë. Berisha tha se nuk është rastësi që Ahmetaj ka fjetur në hotele luksoze me Klodian Zoton. Berisha tha se Incneratorët është një aferë korruptive, ndërsa e quajti atë një skemë piramidale.

“Edi Rama, në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim me opinionin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka firmosur kontratën me negociatat të mbyllura, në mënyrë antiligjore. I dyti, Arben Ahmetaj, përmes njohjeve me të kërkuarit e drejtësisë, gjë që e ka mohuar vazhdimisht, ka luajtur rolin e ndërmjetësit sipas një skeme të qartë piramidale.

Tigri i vogël i oborrit të Ramës ka luajtur ndërmjetësin në vendimmarrjen e qeverisë për inceneratorët. Qeveria paguante në emër të qytetarëve. Dhe Klodian Zoto, Miel Mërtiri vidhte në emër të tyre për t’ia kaluar Ramës dhe ministrave në llogari offshore. Ahmetaj është personi pa firmën e të cilit nuk mund të merrte vlerë asnjë dokument i kësaj afere. Personi që së bashku me Ramën kanë firmosur vjedhjen nga fondi rezervë i këshillit të ministrave, dispursimin e tij për djegësin e Elbasanit për llogari të vet. Nuk është rastësi që tigri i oborrit rrëzohet me të njëjtën makinë me zoton e tij, flenë në të njëjtin hotel luksoz me këtë person. Hotelet e shtrenjta nuk janë paguar me kartat e kreditit të Klodian Zotos, por me taksat e taksapaguesve shqiptarë që Rama ua merr dhe ua kalon ministrave që për të mbrojtur shtetin kanë carë ferrën”, tha Rama.

Më herët edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar Arben Ahmetaj duke e akuzuar si të përfshirë në aferën e Inceneratoërve, ndërsa i bëri SPAK thirrje që ta thërrasë për të dhënë dëshminë.

Advertisement