Connect with us

Aktualitet

“Inceneratorët, McGonigal, Bankers…”/ Klodiana Lala tregon sfidat e Klodian Brahos në krye të SPAK

Gazetarja Klodiana Lala,  ka folur për sfidat që e presin kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. Lala përmendi disa nga hetimet e bujshme, si inceneratorët apo çështja “McGonigal”.

“Inceneratorët mendoj se ka ngecur, uroj që Braho ti japë një shtysë. Preferoj të mos e paragjykoj. Çështja McGonigal, Bankers, janë të rëndësishme. Bankers prek korrupsionin 20 vjeçar. Kemi çështjen e AKSHI, që dhe pritet të ketë rezultate në raport me të. Ka çështje që mund të prekin edhe politikanë. Ka politikanë që po bashkëpunohet me institucione.

Sfidë është për konsolidimin e mëtejshëm të institucionit.

Ka patur hetime të rëndësishme që kanë krijuar reaksion në opinionin publik. Zoti Braho ka sfidën përpara. Institucioni nuk duhet të lidhet me emrat konkret, tha Braho por duhet të jetë një vijimësi.

E cilësoi korrupsionin si sfidën e tij madhore. Në katër kandidatët, i respektoj të katërt, me sa duket anëtarët e KLP dhe ndërkombëtarët, ndoshta kanë parë disa cilësi. Duhet ta presim.

Mendoj se edhe lufta politike ndaj SPAK do të jetë e ashpër. Nesër kemi çështjen e GJK”, tha Lala.

Advertisement