Politike
Incident në takimin e Ramës në Tropojë
Një incident është regjistruar në një nga takimet e kryeministrit Edi Rama në Tropojë ditën e sotme. Një qytetar është nxjerrë jashtë nga takimi pasi ndërhyri disa herë ndërsa kreu i qeverisë mbante fjalën e tij.
Incidenti ndodhi në një moment kur kreu i qeverisë po fliste rreth financimeve ruse të Partisë Demokratike.
“Merreni përcilleni, ju lutem. U ekzagjërua. E mbarove detyrën, tani shko te foltorja. Ec tani. Mbajeni, se po e lëshuat bie ai se nuk ecën dot vetë,” tha Rama.
Sa i përket çështjes së financimeve ruse në PD, Rama po shprehej se pyetjet që duhen ngritur janë: prej sa kohësh bëhej financimi apo se çfarë tjetër nuk ka dalë.
“Shtete të tjera fusin hundët dhe paguajnë, gjithnjë kanë një interes. Kur një fuqi si Rusia derdh para për një parti politike e bën për të pasur një bedel të vetin dhe për të futur influencën e vet. Rusët këtë e bëjnë kudo. Momenti kur sheh që këtu janë paguar gjysmë milioni për të sjellë PD në pushtet, i bën pyetjen vetes, jo vetëm pse. Sepse është e qartë, por prej sa kohësh? Çfarë tjetër nuk ka dalë. Sheh që kjo gjëja këtu…”