Aktualitet
Incidenti në qendrën e votimit/ Bylykbashi: Vepër penale
Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri përfaqësues të Rithemelimit kanë mbërritur në qendrën e Votimit 22-23, qendër në të cilën u shënua një incident pasi procesi u bllokuar për pak minuta për shkak se një çift fotografoi votën. Për mediat, Bylykbashi u shpreh se ajo që ndodhi ishte vepër penale e jo vetëm një problematike.
“Ne e kemi denoncuar vazhdimisht, sigurisht komisioni e ka kapur. Ky është vepër penale jo problematikë”, tha ai për mediat.