Connect with us

Politike

Inflacioni i lartë, Meta: Zgjidhja nuk është lëmosha e Qeverisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se Shqipëria ka nivelin më të lartë të inflacionit prej dy dekadash.

Sipas Metës, zgjidhja nuk është lëmosha e Qeverisë nëpërmjet paketave të saj mashtruese.

“Shqipëria ka nivelin më të lartë të inflacionit prej dy dekadash, ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me çmimet më të larta në të gjithë rajonin. Zgjidhja nuk është lëmosha e Qeverisë nëpërmjet paketave të saj mashtruese. Kjo Qeveri nuk ka prioritet qytetarët, por klientët e saj të aferave korruptive!”, shkruan Meta.

Advertisement