Connect with us

Kosova

Injoranca e BE-së/ Kadiu sulmon zëdhënësin e Unionit

Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi,  ka reaguar ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka deklaruar se lirimi nga detyra i Ekipit menaxhues për statutin e Asociacionit është në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun.

Sipas Kadiut, kjo nuk qëndron ndërsa ka thënë se Stano ka “minimum të njohurive për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës”.-s

Gatishmërinë e njëjtë, duhet ta ketë edhe kur ka shkelje të marrëveshjes, si për shembull vota kundër e Serbisë në Këshillin e Evropës, për të cilën ai gjendet në vështirësi kur përgjigjet. Apo edhe për shkeljet e tjera që Serbia po i bën marrëveshjes”, ka shkruar ai në Facebook.

Kadiu gjithashtu ka thënë se Ekipi menaxhues ka pasur vetëm një mision apo detyrë, e cili ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit.

“Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik”, ka përfunduar Klisman Kadiu

 

Advertisement