Politike
Integrimi, Greqia vendos barrierën e parë ndaj Shqipërisë
Vendimi i Greqisë për të mos rënë dakord për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian drejtuar Shqipërisë për hapjen e negociatave të paketës së parë të kapitujve të anëtarësimit përbën një përshkallëzim thelbësor të qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës. Gazeta greke Ekathimerini thotë arsyeja për këtë qëndrim është shkelja e vazhdueshme të të drejtave të Fredi Belerit, një grek etnik i cili u burgos pak para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale.
Ndërsa u gjet një rrugë përpara për negociatat për këtë kapitull me Maqedoninë e Veriut, sepse Bullgaria ra dakord me kompromisin e ofruar nga presidenca spanjolle, kjo nuk vlente për Shqipërinë.
Përveç ndikimit që ka pasur qëndrimi i qeverisë së kryeministrit shqiptar Edi Rama në çështjen Beleri në lidhjet greko-shqiptare, ky zhvillim në mënyrë efektive shkëput dy fushatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat deri më tani ishin të lidhura.
Grupi i parë i çështjeve themelore që çdo vend kandidat duhet të zgjidhë përfshihet në pesë kapituj që kanë të bëjnë me: autoritetin gjyqësor dhe të drejtat themelore; gjyqësori, liria dhe siguria; prokurimi publik; statistika; dhe kontrollin financiar.
Vetëm pak ditë më parë u bë publik progres-raporti i vendeve kandidate në Bashkimin Evropian, me një referencë të nënkuptuar, por të qartë për ndërlikimet në marrëdhëniet greko-shqiptare të shkaktuara nga çështja Beleri.
Gazeta shkruan se Athina mund të rishqyrtojë qëndrimin e saj nëse Tirana merr hapa për të sugjeruar se ka vend për diskutim. Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës, gjë që deri tani është kundërshtuar nga gjykatat shqiptare. Më 22 nëntor do të zhvillohet seanca e radhës e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku Beleri po gjykohet për akuzën e blerjes së votës, por ndërkohë pritet të caktohet seanca e re për lejen speciale që ai kërkon për betimin.