Sport
Inter gati dhjetra milionë euro për Romelu Lukaku
E premtja e sotme shihet si një ditë vendimtare për të ardhmen e “bomberit” belg, Romelu Lukau te “zikaltërit” e Inter, me këta të fundit që janë pranë shitjes së “gardianit”, Andre Onano, te “djajtë” e Manchester United për shifrën e 55 milionëve euro bazë plus 5 të tjera bonus.
Me “arkën” e mbushur pas shitjes së kamerunasit, bordi i Inter ka vendosur t’i bëjë “bluve” të Chelsea, një tjetër ofertë për kartonin e “shtatlartit” të sulmit, teksa pritet që shifra të rritet në 35 milionë euro.Lukau është objektivi kryesor i drejtuesve të Interit, të cilët po negociojnë deri në fund me londinezët për sulmuesin falë punës së Marottas e Ausiolos, marrëveshja me “londinezët” mund të arrihet shuëm shpejt.