Connect with us

Sport

Inter ‘ringjallet’ kundër Barcelonës

Inter ka marrë një fitore shumë të vyer në supersfidën me Barcelonën në Champions League, pasi 3 pikët në grup u siguruan nga një gol i Calhanoglu. Më këtë fitore zikaltërit do jenë deri në fund në luftë për kualifikimin.  Fitore nga grup i Interit shënoi edhe Bayern Munichi, që është lider me bilanc të 100% deri më tani.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera spikati fitorja 1-6 e Napolit në transfertë kundër Ajax. Një trepikësh me rezultatin e thellë që i lë italianët të padiskutuar në vendin e parë në grup.

Sakaq befasi ishte edhe humbja e Atletico Madrid me rezultatin 2-0 kundër Club Brugge. Belgët u përkujdes për suprizën e natës e radhës në Grupin B, pasi mposhtën spanjollët për të vazhduar si lider në grup – teksa fitore regjistroi edhe Porto përballë Bayer Leverkusenit.

Marseille mori fitoren e parë në Grupin D pasi mposhti Sporting Lisbonën, derisa Eintracht Frankfurti dhe Tottenham Hotspur luajtën baras.

Advertisement