Connect with us

Sport

Interi ka probleme me Inzaghin

Interi nuk është i sigurt nëse do të vazhdojnë t’i besojë trajnerit italian, por përjashtimi i tij mund të jetë një problem i madh ekonomik. Simone Izaghi ka aktualisht kontartë me klubin deri më 30 qershor 2024. Interi është shumë larg kreut të Serisë A dhe aktualisht po luftojnë për të vazhduar hyrjen në Champions League, diçka që është shumë e vështirë për ta pasi klasifikimi është shumë i ngushtë, kjo e bën bordin drejtues mjaft të zhgënjyer me trajnerin e tyre. Sipas ‘Calciomercato’, skuadra italiane po shqyrton mundësinë që vitin e ardhshëm të mos e ketë Simone Inzaghin, por ai ka edhe një vit në kontratën e tij ndaj duhet ta dëmshpërblejnë. Vitin e kaluar u arrit marrëveshja për të zgjatur edhe një sezon qëndrimin dhe në këtë rinovim ai kaloi nga 4.5 milionë euro në vit në 5.5, shifër kjo tashmë problematike pasi me taksat janë më shumë se 10 milionë euro që duhet të paguajnë nëse duan të shkarkojnë. Kjo shifër do t’i jepte një goditje vdekjeprurëse llogarive të klubit.

Probleme të tmerrshme ekonomike

Për disa sezone, Interi po kalon probleme financiare dhe bordi po mendon ta nxjerrë sërish në shitje klubin për të zbutur këtë krizë. Nëse Inzaghi shkarkohet përfundimisht, klubi do të duhet të paguajë 10 milionë eurot që mbeten për t’u arkëtuar nga kontrata e tij dhe gjithashtu të paguajë të gjithë stafin e tij stërvitor, diçka që do të shkonte deri në tre ose katër milionë më shumë, shto këtu edhe rrogën e trajnerit të ri nëse vjen në Giusseppe Meazza, ndaj problemi është i madh.

Advertisement