Sport
Interi kalon në finale të Superkupës së Italisë, sot gjysmëfinalja tjetër Juve-Milan
Skuadra e Interit ka siguruar kalimin në finalen e Superkupës së Italisë, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-0 Atalantën në turneun që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Të dyja golat u shënuan nga mbrojtësi holandez Denzel Dumfries në pjesën e dytë. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në të dytën, Dumfries shënoi në të 49-ën dhe në të 61-ën duke i siguruar Interit kalimin për në finalen e Riadit që do luhet ditën e hënë.
Sakaq, pak minuta lojë pati dhe për shqiptarët në këtë takim. Kristjan Asllani u fut në lojë për Interin në minutën e 68, ndërsa Berat Gjimshti hyr në vend të Scalvinit në minutën e 62.
Ndërkohë nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Superkupës, midis Juventusit dhe Milanit. Për kuqezinjtë do të debutojë në stol tekniku i ri, Sergio Conceisao.