Connect with us

Sport

Interi mes vuajtjesh siguron kualifikimin

Interit ka fituar vetëm pas shtesave ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Italisë për të kaluar në çerekfinale.

Në minutën e 38-të, Stanko Juric lëshoi një predhë për të shënuar në portën e Andre Onana.

Kur pritej që të kishte një befasi të madhe, Lautaro Martinez arriti të shënojë në minutën e 88-të duke dërguar ndeshjen në shtesa.

Në minutën e 110-të, Francesco Acerbi shënoi me kokë për 2-1 për të kaluar Interin në çerekfinale ku pritet të përballet me fituesin e çiftit Atalanta-Spezia.

Advertisement