Interi ‘poker’ ndaj Leçes, zikaltërit pranë titullit kampion
Serie A e futbollit është në javën e 26-të. E diela sportive në Itali filloi në orën 12:30, aty ku Juventusi fitoi 3-2 me Frosinonen në një ndeshje dramatike. Po sot, në 18:00 Interi fitoi 0-4 ndaj Leçes në udhëtim, teksa Milani barazoi 1-1 me Atalantën në “San Siro”. Edhe Napoli u ndal 1-1 në Sardegna.
Në Torino, Juventusi s’e pati të lehtë. Duhej Daniele Rugani dhe shumë raste të humbura që “Zonja” të mposhtet 3-2 Frosinonen. Bardhezinjtë shënuan pas vetëm tre minutave lojë me Vlahovic, para se Cheddira dhe Bresciani të përmbysnin ndeshjen. Te Juve sërish Vlahovic në minutën e 32 vendosi ekuilibrat për 2-2. Fraksioni i dytë i lojës ishte dramatik, me vendasit që nuk mundën të shënonin deri në minutën e fundit të shtesës, paçka disa rasteve të pastra. Duhej mbrojtësi Daniele Rugani në të 90+5′ dhe pasimi final i Vlahovic që Juventus të gjente golin e fitores 3-2. Me 57 pikë Juventusi mban vendin e dytë, duke qenë në ndjekje të kryesuesve të Interit.
Cagliari dhe Napoli barazuan 1-1 në Sardegna. Paçka rezultatit të mirë kundër Barcelonës në Champions League (1-1), napoletanët me trajneri e ri Francesco Calzona në stol nuk shkuan më shumë se një pikë në udhëtim. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, aty ku Napoli shënoi me Osimhen në të 65 minutë. Goli i barazimit u shënua nga Luvumbo në 90+6, duke bërë që napoletanët të kenë tre ndeshje pa fitore në Serie A. Napoli me 37 pikë mban vendin e nëntë, teksa Cagliari me 20 pikë ndodhet në pozitën e parafundit.
Në “Via del Mare” vendasit e Leçes u mposhtën 0-4 nga Interi. Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu. Mesfushori i Kombëtares dhuroi asistin e golit të parë në minutën e 15-të, me Lautaron që zhbllokoi shifrat. Asllani veç asistit u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë Frattesi dyfishoi shifrat në minutën e 54. Vetëm një minutë më vonë, Inzaghi i bëri vend Barellas duke nxjerrë Asllanin, paçka se shqiptari ishte lojtari më i mirë i pjesës së parë. Më pas Lautaro në të 56 shënoi për dopietën dhe de Vrij në të 68′ i dërguan shifrat në 0-4. Te Leçe minutat e para këtë sezon mori edhe Medon Berisha (kapiteni i Shqipërisë U-21), që zëvendësoi Ylber Ramadanin në të 79 minutë.
Milan sërish nuk fiton. Këtë herë kuqezinjtë e Piolit u ndalën 1-1 në shtëpi nga Atalanta. Pas vetëm tre minutave lojë Leao shënoi golin e parë të ndeshjes, duke bërë që Milani të merrte avantazhin dhe të mendonte se përballja ishte e lehtë, por nuk ndodhi kështu. Duhej Koppmeiners që në të 42 minutë me penallti të vendoste ekuilibrat.
Serie A, raundi 26-të:
E dielë
12:30 Juventus 3-2 Frosinone
15:00 Cagliari 1-1 Napoli
18:00 Leçe 0-4 Inter
20:45 Milan 1-1 Atalanta
Renditja:
VIDEO/ Milan e bën dramë, Atalanta e barazon 1-1 në ‘San Siro’
Milan sërish nuk fiton. Këtë herë kuqezinjtë e Piolit u ndalën 1-1 në shtëpi nga Atalanta. Pas vetëm tre minutave lojë Leao shënoi golin e parë të ndeshjes, duke bërë që Milani të merrte avantazhin dhe të mendonte se përballja ishte e lehtë, por nuk ndodhi kështu. Duhej Koppmeiners që në të 42 minutë me penallti të vendoste ekuilibrat. Me 53 pikë Milani mbetet në vendin e tretë, teksa Atalanta me 46 pikë në pozitën e pestë.VIDEO E GOLAVE
GOLAT/ Kristjan Asllani asist fantastik, Interi fiton 0-4 ndaj Leçes dhe ‘prek’ titullin e Serie A! Tre shqiptarë në fushë
Në “Via del Mare” vendasit e Leçes u mposhtën 0-4 nga Interi. Për raundin e 26-të në Serie A, Kristjan Asllani e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu. Mesfushori i Kombëtares dhuroi asistin e golit të parë në minutën e 15-të, me Lautaron që zhbllokoi shifrat. Asllani veç asistit u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë Frattesi dyfishoi shifrat në minutën e 54. Vetëm një minutë më vonë, Inzaghi i bëri vend Barellas duke nxjerrë Asllanin, paçka se shqiptari ishte lojtari më i mirë i pjesës së parë. Më pas Lautaro në të 56 shënoi për dopietën dhe de Vrij në të 68′ i dërguan shifrat në 0-4.
Te Leçe minutat e para këtë sezon mori edhe Medon Berisha (kapiteni i Shqipërisë U-21), që zëvendësoi Ylber Ramadanin në të 79 minutë. Me 66 pikë dhe një ndeshje më pak, Interi kryeson Serinë A, nëntë pikë më shumë se Juventusi dhe duket me “një dorë” te trofeu.
VIDEO/ Kristjan Asllani brilant me të jashtmen, asist fantastik për Lautaron nga mesi i fushës! Interi në avantazh
Interi po fiton 0-1 me Leçen në udhëtim, duel ky i vlefshëm për javën e 26-të në Serie A. Përballja u zhbllokua shpejt dhe protagonist në këtë duel ishte Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares e nisi titullar dhe në të 15 minutë dhuroi një pasim fantastik me të jashtme për Martinez, me kapitenin që shënoi për Interin golin e parë. Për t’u riparë pasimi i Asllanit, që edhe njëherë tregon se ka vizion për lojën dhe kur është në regji dhuron “magji”.
VIDEO/ Napoli në vendnumëro, barazon 1-1 me sardët e Cagliarit
Cagliari dhe Napoli barazuan 1-1 në Sardegna. Paçka rezultatit të mirë kundër Barcelonës në Champions League (1-1), napoletanët me trajneri e ri Francesco Calzona në stol nuk shkuan më shumë se një pikë në udhëtim. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, aty ku Napoli shënoi me Osimhen në të 65 minutë. Goli i barazimit u shënua nga Luvumbo në 90+6, duke bërë që napoletanët të kenë tre ndeshje pa fitore në Serie A. Napoli me 37 pikë mban vendin e nëntë, teksa Cagliari me 20 pikë ndodhet në pozitën e parafundit.
VIDEO/ Fitore për ‘infarkt’, Juventus mposht 3-2 Frosinonen në kohën shtesë
Në Torino, Juventusi s’e pati të lehtë. Duhej Daniele Rugani dhe shumë raste të humbura që “Zonja” të mposhtet 3-2 Frosinonen. Bardhezinjtë shënuan pas vetëm tre minutave lojë me Vlahovic, para se Cheddira dhe Bresciani të përmbysnin ndeshjen. Te Juve sërish Vlahovic në minutën e 32 vendosi ekuilibrat për 2-2. Fraksioni i dytë i lojës ishte dramatik, me vendasit që nuk mundën të shënonin deri në minutën e fundit të shtesës, paçka disa rasteve të pastra. Duhej mbrojtësi Daniele Rugani në të 90+5′ dhe pasimi final i Vlahovic që Juventus të gjente golin e fitores 3-2. Me 57 pikë Juventusi mban vendin e dytë, duke qenë në ndjekje të kryesuesve të Interit.
I përfshirë në baste sportive, Federata Angleze e Futbollit pezullon Sandro Tonalin
Federata Angleze e Futbollit ka pezullar për dy muaj mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali. Shkak për këtë vendim është bërë përfshirja e italianit në baste sportive, të cilat nuk lejohen për futbollistët profesionistë.
“Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është pezulluar për dy muaj nga futbolli konkurrues nga një Komision Rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të Rregullave të basteve të FA”.
“Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 paundë dhe është paralajmëruar nga FA për sjelljen e tij në të ardhmen”.
“Periudha e ndalimit është pezulluar plotësisht për kohëzgjatjen e sezonit 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në futbollin konkurrues pas përfundimit të një sanksioni ekzistues dhjetë mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”.
Bie sistemi për biletat Euro 2024, tifozët ‘shpërthejnë’ në rrjet
Teksa vetëm disa javë ndajnë nga fillimi i Europianit, kanë filluar të shfaqen problemet e para me sistemin e biletave dhe organizimin. UEFA njoftoi se do të ketë një sasi biletash shtesë, me tifozët që iu desh të nxitojnë për të siguruar një të tillë, teksa u vu re edhe çmimi “i kripur” i tyre. Por nuk mbaroi me kaq, pasi bllokimi i shpeshtë i sistemit ka sjellë pakënaqësi te tifozët.
Biletat shtesë që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.
Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat, dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e Euro 2024 në stadium. Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100,000 bileta.
Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë
Dortmund fitoi 1-0 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Champions League. Francezët vijojnë mos fitojnë në ‘Iduna Park’, me Dortmund që e ka kthyer shtëpinë në një ‘fortesë’.
Ndeshja nisi mirë për Dortmund, me tifozët që ishin fantastikë dhe dhuruan shfaqje me koreografitë e tyre. Pas 15 minutave që vendasit ishin më kërkues, PSG tentoi të kontrollonte lojën dhe e bëri disi, por pa rrezikshmëri.
Duhej minuta e 36-të që ndeshja të zhbllokohej. Një pasim fantastik i Schlotterbeck u kontrollua mirë nga Fullkrug, që me të majtën nga brenda zonës përshëndeti rrjetën e 16 sezonale, pa i dhënë mundësi reagimi Donnarummas. PSG e mbylli pjesën e parë pa goditur portën vendase.
Fraksioni i dytë nisi ndryshe për të besuarit e Luis Enrique që rrezikuan me Mbappe, Vitinha dhe Dembele, por shënjestra nuk ishte e duhura. Megjithë përpjekjet, skuadrat nuk prodhuan gol të dytë.
Kështu, skuadra që merr biletën e parë për në finalen e Londrës do mësohet të martën që vjen në “Parkun e Princave” në Paris, aty ky PSG dhe Dortmund do zhvillojnë aktin e dytë, me gjermanët më të avantazhuar.
Dortmund dhe PSG “përplasen” në gjysmëfinalen e Champions, titullarët
Dortmund-PSG premton spektakël në orën 21.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League që do të mbahet në Gjermani.Verdhezinjtë e nisin me Kobel në portë, përpara tij janë të vendosur Ryerson, Hummels, Schlotterbeck dhe Maatsen. Mesfusha përbëhet nga Sabitzer dhe Can. Në majë të sulmit është Fullkrug, i cili do ketë ndihmën e Sancho dhe Adeyemi nga krahët, ndërsa Brandt qëndron pas shpinës.
Në krahun tjetër, francezët i besojnë portën Donnarummas, përpara tij janë Hakimi, Mendes, Marquinhos dhe Hernandez. Mesfusha me Emery, Vitinha dhe Ruiz është mjaft e pasur. Sulmi duket i frikshëm, me Mbappe në majën e ofensivës, ndërsa nga krahët janë Dembele dhe Barcola.
Spektakel me gola dhe penallti, Bayerni dhe Reali ndahen në “paqe”
Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre në Champions League, zhvilluar në Gjermani.
Bavarezët e filluan ndeshjen mirë, duke treguar se kush janë të zotët e shtëpisë. Djemtë e Thomas Tuchel provuan gjashtë herë të shënonin, por pa ia dalë. Kur nuk shënon do e pësosh dhe kjo ndodhi në këtë duel.
Duhej minuta e 24 që një pasim fantastik i Kroos të shfrytëzohej mirë nga Vinicius, me madrilenët që morën kryesimin në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë Bayern Munich u shkund dhe përmbysi ndeshjen për katër minuta. Në të 53’ Leroy Sane mori topin, dribloi mbrojtësit dhe nga brenda zonës me një të majtë të fortë mposhti Lunin për barazimin 1-1.
Vetëm katër minuta pas episodit, Musiala u fut në zonë duke u penguar nga Vazquez dhe penallti për vendasit. Harry Kane nuk gaboi dhe kaloi Bayern Munich në epërsi, për golin e nëntë sezonal në Ligën e Kampioneve.
Në minutën e 83 sërish Vinicius u tregua i saktë dhe barazoi ndeshjen me penallti, për t’i lënë llogaritë të hapura.
Ndeshja e kthimit gjysmëfinale luhet më 8 maj dhe do jetë dueli në ‘Bernabeu’ që do vendosë se cili mes dy ekipeve do marrë një biletë për në finalen e Uembley.