Sport
Interi vendos çmimin e Asllanit – Shifra bëhet pengesë për shitjen

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani pritet të largohet nga Inter-i këtë verë, me zikaltërit që tashmë kane vendosur një çmim për 23-vjeçarin.
Sipas raportimeve nga gazetari i transferimeve, Fabrizio Romano, Asllani kushton 17-18 milionë euro. Megjithatë, shuma mund të ulet disi deri në mbylljen e tregut të transferimeve në fund të gushtit.
Torino, Bologna dhe Fiorentina janë tri klubet e interesuara për shërbimet e Asllanit. Por, asnjë prej tyre nuk duket i gatshëm të investojë menjëherë shifrën e kërkuar nga Inter-i.
Real Betis thuhet se ishte i gatshëm të paguante direkt për Asllanin, por mesfushori refuzoi një kalim në La Liga. Ai gjithashtu refuzoi një qasje nga Sassuolo.
Megjithatë, ai duket i hapur për një nga Torino – Fiorentina apo Bologna. Sidomos me dy të fundit që luajnë edhe në Kupat e Evropës.
Trajneri i Torino-s, Marco Baroni thuhet se është fans i madh i Asllanit, ndaj do ta donte shqiptarin në ekipin e tij.
Bologna gjithashtu ka bërë sondazhe. Madje, Drejtori Sportiv i tyre, Giovanni Sartori, ishte duke e vëzhguar lojtarin e Shqipërisë gjatë duelit miqësor Monza – Inter, ku ai u aktivizua për 84 minuta.
Kujtojmë se Inter-i e bleu Asllanin nga Empoli për rreth 16 milionë euro në verën e viti 2023, pasi një sezon më herët e kishte afruar në huazim.
Me zikaltërit, Asllani numëron 99 paraqitje zyrtare në të gjitha garat, 14 gola dhe 10 asistime. Me klubin nga “Meazza” ai ka fituar Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë (2), si dhe ka qenë dy herë në finalen e Champions League.

