Connect with us

Kronike

Interpol Tirana arreston të shumëkërkuarin Jani Aliaj, i dënuar përjetë për vrasjen e Elton Çiços

Interpol Tirana arreston një nga personat më të shumëkërkuar të listës. Prangoset në Greqi Jani Alia, i dënuar përjetë për ekzekutimin për hakmarrje të Elton Çiços, më 1 Maj të vitit 2016 në hyrje të ish-Bllokut, brenda një lokali pranë stadiumit “Selmamn Stermasi” në Tiranë. Operacion ka qenë i përbashkët ndërkombëtar mes Shqipërisë dhe Greqisë, i konfirmuar ditën e sotme (3 Janar) dhe i koduar “In Time” (Në kohë).

Burime zyrtare thanë se 47-vjeçari i kërkuar prej 9 vitesh, po fshihej në Athinë, teksa tani pritet ekstradimi dhe izolimi për të vuajtur dënimin e përjetshëm të dhënë nga drejtësia.
“Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas”, bëri me dije Policia e Shtetit.
Më tej theksohet se Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Në muajin Maj 2018, Jani Aliaj u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së Elton Çiços.
Më 9 Qershor 2023, Apeli i GJKKO la në fuqi konfiskimin e 7 pasurive në emër të familjarëve të Jani Aliajt. Katër njësi tregtare, ullishte dhe një vilë në Borsh do ti kalojnë shtetit.

 

 

Advertisement