Aktualitet
Invalidët e Punës protestë para Ministrisë
TIRANË– Shoqata e Invalidëve të punës së Shqipërisë është mbledhur para ministrisë së Financave ditën e sotme. Një invalide nga Korça duke folur para ministrisë parashtroi disa prej pikave që kërkojnë që të plotësohen.
“Kam ardhur nga Korça, jemi invalidë dhe duam të drejtat tona. Indeksimi i pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhura dhe rritjen e çmimeve. Duam rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse. Dhënie e 500 lekëshit, e premtuar nga buxheti. Nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë të drejtat tona.”, tha ajo.