Aktualitet
Investigimi për Altin Bashën/ Reagon Adelina Muça: Atdheu nuk ështe i ndyrë, të ndyrë janë ata që vjedhin
Aktorja Adelina Muça ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar në emisionin investigativ “Piranjat” për drejtorin e tyre, Altin Basha. Në një reagim të gjatë në “Facebook” Muça shkruan se Atdheu nuk ështe i ndyrë, të ndyrë janë ata që vjedhin. Gjatë intevistës me “Piranjat” Iliriana Basha u shpreh se ajo vendosi që të qenronte në Shqipëri ndërsa i referohet si një vend i ndyrë dhe se nuk ka marrë asnjë qindarkë.
Aktorja më tej në reagim i është drejtuar zonjës Basha se ajo paska të drejtë të rrisë mirë fëmijët me disa shtëpi luksi, ushqim cilësor dhe roba firmato ndërsa ata nuk kanë të drejte as tu japim bukën e përditshme fëmijëve.
Më tej ajo thekson se Altin Basha në këtë “Atdheun e ndyrë” ku merr miliona në TVSH, miliona në Bashki dhe aprovon projektet e veta në Ministrinë e Kulturës në Bordin e Projekteve. Sipas saj ai merr rrogë si drejtor ku bën mbi 7-8 shfaqje dhe aktivitete private në vit në sallën e ArTurbina dhe thotë u lodha.
Reagimi i Adelina Muca:
Atdheu nuk ështe i ndyrë, të ndyrë janë ata që vjedhin! (meditim pas një emisioni te shkëlqyer, ” Piranjat”, mbi abuzimet ne Teatrin Kombëtar të drejtorit aktual Altin Basha)Drejtuar, Znj. Iliriana- Altin Basha!Ti zonjë e dashur ( shikoni “Piranjat” emisioni i fundit), na paske të drejtë të rritësh mirë fëmijët e tu: me disa shtëpi luksi (për dimër dhe verë), ushqim cilësor, roba firmato, ti dërgosh në shkolla private brenda dhe jashtë vendit, të lëvizësh ku dhe kur ju do kokrra e qejfit, juve dhe fëmijëve tuaj, qoftë edhe kur ju teket për të parë ndonjë koncert rrock nëpër Europë;…ndërsa ne te tjerët: nuk kemi të drejte as tu japim bukën e përditshme fëmijëve tanë! Po si ka mundësi, moj Iliriana?!!! Ja pra që ka: se babi Altini në këtë -“Atdheun e ndyrë” -që thotë mami Iliriana ( si shprehet zonja, tek ‘ Piranjat”), merr miliona në TVSH ( Fustanella dhe Shoë i Vitit të ri) , miliona në Bashki ( teatër me shumë emra, e projekte alternative për “Te drejtat e grave”, qe i merr gjithmonë Iliriana), aprovon projektet e veta në Ministrinë e Kulturës në Bordin e Projekteve (kuptohet, me emra të tjerë aplikuesish), merr rrogë ne TK( si drejtor), e bën mbi 7-8 shfaqje dhe aktivitete private në vit, në sallën e ArTurbina….Ohoooo! U lodha!!! Janë shumë!Dhe, qershia mbi tortë: projektet e teatrit i ka kthyer në objekte kleringu për gjithshka që i sjell përfitime personale. Po,po: ja që ka mundësi! Dhe deri tani folëm vetëm për atë që babi Altini kontrollon në Tiranë, pa përmendur këtu projektet private në Kosovë , Maqedoni, ku eksperte për lidhjen e bashkëpunimeve ( shkëmbimeve më qartë kulturore Shqipëri-Kosovë) ka mami Ilirianën, që po sakrifikon jetën në këtë Shqipërine e ndyrë ( si u shpreh ajo vetë tek “Piranjat”). Ne të tjerët, per fat të keq, këto gjëra as i patëm ëndërruar ndonjëherë ( kur isha në TK ), neve as ndonjë projekt i voglël privat për të mbajtur frymën gjallë nuk na lejohej.Madje nëse guxoje e ia thoje babi Altinit të hiqte nga puna! Babi Altini i jep leje vetëm vetes të punojë privatisht, por të tjerve s’ua jep!!! S’do?! Po , s’do! Ai vetë ka të drejtë ti ketë të gjitha, ne të tjerët: JO!!! Ai ka fëmijë që duhet ti rrisi mirë! Ne ?! Po ç’ne ne!
Tani, si gruaja gruas, për ty Iliriana Basha: ti je një grua e fortë, kosovare trime, që përveç profesionit të vjetër si këngëtare je dhe kostumografe- skenografe, madje nxjerr miliona fonde për aktivitete mbi të drejtat e grave dhe vajzave! Po të kujt grave, të cila vajzave?!!! Të mijat jo një herë! Shpresoj që të kesh një përgjigje për rrëfimin që do rradhoj!
Nëna ime ishte grua, edhe unë jam, edhe ime bijë është vajzë!… Si fillim, e ndjej në shpirt të të them, që: fëmijët e tu e paçin jetën e gjatë dhe sa më të lumtur. E këtë ua uroj si nëne! Gëzofshin ato ç’farë kanë, c’farë keni bëre e cfarë do bëni! Qofshin me fat e shëndet ! Amaaaa, i uroj me shpirt: mos ju vëntë kurrë zoti përballë me njerëz si prindërit tuaj!
…Iliriana, si grua dhe nënë , kisha e kam të drejtë të rris sa më mirë fëmijën tim! Edhe nëna ime kishte të drejtë të largohej nga kjo jetë pa merakun se e la vajzën dhe mbesën në mes të rrugës (kur më hoqi Altini nga puna me një telefonatë), pa asnjë të ardhme! Me pak fjalë, pa kokërr leku në xhep! Sepse brodha pak muaj spitaleve si me veten ashtu edhe me nënën time para se t’më hiqte Altini yt! Edhe fëmija im pra është vajzë: ajo kishte të drejtë që nëna e saj të punonte për ta ushqyer e për ta çuar ,të paktën me furgon deri në shkollë (shtetërore) ,se shtëpinë e marrë me kredi e kam pak larg, aq lekë kisha mundësi! Fëmijës tim ia hoqët të drejtën të jetonte me nënën e saj për disa kohë, sepse s’kishte lekë ta mbante , u gjend me sytë nga qielli! Fëmijës tim nuk i dhatë të drejtën të blinte as nudëllsat e preferuar, që sa herë ndalonte tek marketi e zgjaste dorën kujtohej dhe thoshte: jo ma, nuk i dua! Por në fakt i donte, nuk i merrte se mami ishte pa punë! Vajzës time nuk ia dhatë të drejtën të blinte një xhup të ri dhe një palë këpucë dimri: ajo u rrit, ishte 13 vjeç! Fëmijës tim i hoqët të drejtën të ndiqte kurse për këngen dhe kitaren që aq shumë i ka pasion! Dhe më e rënda, fëmijën tim nuk e latë rehat as te qante gjyshen e saj (nënën time) , që ndërroi jetë pikërisht ditën që mamin ia hoqët nga puna, në telefon. Si mundet Iliriana, që njeriu të jetë kaq i ligë sa të mos respektojë varrosjen e një njeriu; minimumi, pritjen për kalimin e dhimbjes nga humbja e NENES!…
Po grua, po Iliriana, ke të drejtë te rritësh fëmijët e tu sa më mirë! Te respektoj, pa fund! Dhe si grua e si nenë te lutem: mos i mbyt me mllef fëmijet e tu, mos i bëni si veten! Vajzës sime po mundohem t’ ja zbus paragjykimin per ju!
Fëmija im është fëmija e ish bashkshortit tim, “mikut” dhe “armikut” te burrit tend! Ata kane historinë e tyre, sfida, hakmarrje, dashuri, urrejtje…Por ti, si grua që lufton për të drejtat tona( fiton dhe miliona, me projekte), bëhu burrneshe( si thoni ju nga Kosova), mos na lër ne grave të jem samari i hakmarrjes që vjen nga komplekse të ngjizura në palcën e burracakëve që merren me bukën e një jetimi dhe të një fëmije! Keni shumë mëkate e nderuar, e nuk e ka fajin atdheu për këtë! Atdheu nuk ështe i ndyrë, të ndyrë janë ata që e ndyjnë atdheun!
Pa respekt, Adelina Muca!
Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. “Piranjat” faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.