Sport
Inzaghi kërcënohet me shkarkim, ultimatum trajnerit
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, mund të shkarkohet nëse klubi nuk arrin të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton gazeta italiane “Corriere della Sera”.
Italianët shprehen se drejtuesit e Interit janë të pakënaqur me rezultatet dhe ecurinë e skuadrës në javët e fundit. Klubi nga Milano ka regjistruar dy humbje në tre javët e fundit, ndaj Bolonjës dhe Spezias.
Interi ka mundur 1:0 Porton në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në Portugali.
“Inzaghi do të shkarkohet nëse Interi nuk arrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, përfundon e përditshmja italiane.
Inzaghi mori Interin në qershor 2021. Klubi milanez aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Serise A me 18 pikë më pak se Napoli i vendit të parë.