Connect with us

Sport

Inzaghi pa sulmuesin belg ndaj Barcelonës

Nuk ka “festë” te Interi. Romelu Lukaku nuk do të jetë i gatshëm për përballjen me Barcelonën që do të luhet ditën e mërkurë duke nisur nga ora 21:00.

Drejtuesit zikaltër shpresonin që sulmuesi belg të ishte i gatshëm në transfertën e “Camp Nou”, por siç duket kjo dëshirë e trajnerit Simone Inzaghi nuk do të plotësohet.

Ish-sulmuesi i Chelsea nuk është i gatshëm për të përballuar këtë sfidë me intensitet të lartë, ndaj drejtuesve nuk u ngelet gjë tjetër veçse të shpresojnë se Lukaku të jetë gati ndaj Salernitanas në fundjavë , takim i vlefshëm për Serie A. 

Advertisement