Bota
Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin për protestat
Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin për protestat
Teksa Irani gjendet në zjarr, udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ka thyer heshtjen duke folur publikisht për ato që janë quajtur protestat më të mëdha të viteve të fundit në vend.
Duke dënuar revoltat, ai i përshkroi skenat e grave që prisnin flokët dhe grisnin mbulesat e tyre ose demonstruesit që u vunë zjarrin xhamive, bankave dhe makinave të policisë si “të pazakonta” dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin si planifikuesit e tyre dhe me mbështetjen e disa tradhtarëve iranianë jashtë vendit.
Ndërkohë, videot e postuara në rrjetet sociale dhe të shpërndara nga aktivistët tregojnë mijëra njerëz në rrugë dhe përleshje antiqeveritare në të gjithë Iranin.
Fjalët e Khameneit vijnë tre javë pasi filluan protestat mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Amini
Klima është e nxehtë në Iran ndërsa televizioni shtetëror iraraportoi se që nga fillimi i demonstratave ka pasur mbi 40 të vdekur mes protestuesve dhe policëve dhe mbi 1500 persona të arrestuar