Aktualitet
Irani godet sërish/ Sulmohet Sistemi TIMS
Kryeministri Edi Rama postim në Twitter:
Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
…
Në Pikën Kufitare të Kapshticës ka probleme me sistemin TIMS, prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se prej 12 orësh në doganën e Kapshticës për shkak të SULMIT në sistemin e përpunimit të të dhënave veprimet për hyrjet daljet e qytetarëve bëhen manualisht.
Sipas drejtorisë së kufirit, bëhet me dije se po punohet me regjistra, por nuk ka radhë mjetesh. Deri tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e policisë kufitare që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.