Connect with us

Bota

Irani goditet nga një sulm masiv kibernetik prej Izraelit

Nuk është më thjesht një luftë me raketime, por tashmë edhe me sabotime kibernetike.

Raportimet e fundit bëjnë me dije se ndërprerje të konsiderueshme të internetit dhe të telefonisë celulare po ndodhin aktualisht në të gjithë Iranin, mes raportimeve nga Autoriteti Kibernetik i Iranit se ata janë aktualisht nën një sulm kibernetik në shkallë të gjerë nga Izraeli.

E gjitha vjen në një kohë kur po raportohet po ashtu se presidenti amerikan, Donald Trump, po peshon një sulm ndaj Iranit në orët në vazhdim dhe një takim me kabinetin e tij po zhvillohet për këtë temë.

Trump vetë krijoi edhe polemika të shumta në rrjet, pas disa deklaratave të lidhura me udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

“Ne e dimë se ku është ‘Udhëheqësi Suprem’. Nuk do ta vrasim tani, por paralajmërojmë kundër sulmeve ndaj civilëve ose ushtarëve amerikanë – durimi është i pakët”.

Deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, hedh hije dyshimi se një sulm i mundshëm ndaj Iranit, duket tashmë i pashmangshëm nga SHBA-të.

“Udhëheqësi Suprem i Iranit është një shënjestër e lehtë”, tha konkretisht Trump.

Ai po ashtu tha se SHBA-të dhe Izraeli kanë kontrollin e plotë mbi qiellin e Iranit.

“Tani kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit. Ata kishin shumë pajisje, por asgjë nuk i tejkalon ‘gjërat’ e prodhuara në Amerikë. Askush nuk e bën këtë më mirë se SHBA-të”, përshkroi presidenti amerikan.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë me dije po ashtu se presidenti amerikan, Donald Trump, po peshon mundësinë e një sulmi mbi Iranin, duke iu bashkuar kështu fushatës së Izraelit.

 

Advertisement