Connect with us

Bota

Irani paralajmëron: Do t’i përgjigjemi çdo sulmi që synon objektet tona energjetike

Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghci ka deklaruar se Irani do të sulmojë objektet e kompanive amerikane në Lindjen e Mesme, nëse infrastruktura e tij energjetike është në shënjestër.

“Nëse objektet iraniane janë në shënjestër, forcat tona do të synojnë objektet e kompanive amerikane në rajon ose kompanitë në të cilat Shtetet e Bashkuara ata mbajnë aksione”, tha ministri i jashtëm i Iranit.

Ai tha se vendi do të veprojë me kujdes në mënyrë që të mos synojë zonat me popullsi të dendur në sulme hakmarrëse.

Përveç kësaj, mediat shkruajnë se Aragchi deklaroi se ndërsa ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk do të lejojë kalimin e cisternave të naftës dhe anijeve të armiqve dhe aleatëve të tyre. Rreth 20% e naftës në botë kalon përmes rrugës strategjike detare që lidh Gjirin me Oqeanin Indian.

Advertisement