Bota
Irani përkrah luftën e Putinit në Ukrainë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/02/iran.jpg)
Irani do të abstenojë në votimin për projekt-rezolutëm e OKB-së që kërkon që Rusia të tërheqë forcat e saj nga Ukraina, ka thënë delegati i Teheranit në New York.
Vendet anëtare të OKB-së po debatojnë aktualisht një projekt-rezolutë që bën thirrje për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Ukrainë, e cila i kërkon Rusisë që “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës”.
Megjithatë Amir Saeed Iravani, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se rezoluta e propozuar nuk është një mjet për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë paqësore. Ai tha se në vend që të bashkojë vendet anëtare, rezoluta do t’i “polarizojë ato”.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)