Connect with us

Bota

Irani s’ka frikë/ Thirrje për mobilizim të përgjithshëm

Edhe pse bilanci i viktimave prej dhunës policore në Iran deri tani është 108, dhe teksa bllokimi i WhatsApp dhe Instagram-it nga pushteti ishte i padobishëm, trazirat në rrugë vazhdojnë. Pothuajse një muaj pas vdekjes së Masha Aminit më 16 shtator, tani në protesta bëhet thirrje për mobilizim të përgjithshëm,  me sloganin “Fillimi i fundit”, për rrëzimin e regjimit.

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të Bashkimit, Josep Borrell, si dhe presidenti francez Emmanuel Macron, morën anën e demonstruesve. Teherani dënoi ashpër atë që e quajti “ndërhyrjen” franceze. Udhëheqësi suprem Ali Khamenei përdori një nga metaforat e tij të zakonshme

“Armiqtë menduan se mund ta çrrënjosnin pemën e Republikës Islamike, por e kanë gabim” – tha Khamenei

Në fakt, ata që mendojnë të shkulin pemën, janë mijëra të rinj dhe jo vetëm iranianë, të cilët prej një muaji po protestojnë për bashkatdhetaren e tyre që vdiq në burg, e arrestuar sepse e mbante keq mbulesën.

Advertisement