Connect with us

Bota

Ish-deputeti indian dhe vëllai i tij qëllohen për vdekje drejtpërdrejt në TV

Një ish-deputet indian, i dënuar për rrëmbim, është qëlluar për vdekje në një transmetim direkt në televizion bashkë me të vëllain.

Atiq Ahmed, i cili ishte nën shoqërimin e policisë, po fliste për gazetarët në momentin që disa persona nxorën armën dhe e qëlluan në kokë. Ngjarja ndodhi në Prayagraj, i njohur ndryshe si Allahabad.

Pas të shtënave të shtunën mbrëma, tre burra që ishin hequr si gazetarë iu dorëzuan policisë. Djali adoleshent i Ahmed-it u qëllua për vdekje nga policia disa ditë më parë.

Advertisement