Sport
Ish-drejtori i Vllaznisë në listë për të drejtuar Cristiano Ronaldon
Al Nassr shkarkoi nga detyra trajnerin Rudi Garcia dhe në vend të tij në mënyrë të përkohshme emëroi teknikun e 19-vjeçarëve, Dinko Jelicic. Tanimë mediet në Arabinë Saudite bëjnë me dije se janë disa emra në garë për të marrë drejtimin e skuadrës ku luan edhe Cristiano Ronaldo. Mes tyre është edhe emri i Engin Firat, i njohur në Shqipëri pasi ka qenë ish-drejtor i Vllaznisë dhe për disa kohë drejtoi edhe skuadrën kombëtare të Armenisë.
Trajneri aktual i Kenias në Afrikë, Ergin Firat mund të marrë frenat e klubit pas fundit të sezonit në verë. Turku u bë i njohur në Shqipëri pasi ishte drejtor te Vllaznia e Shkodrës, në kohën kur klubi administrohej nga Suad Lici. Veç Firat, emri tjetër që pëlqehet nga klubi arab është ai i Zlatko Dalic, trajnerit të kombëtares kroate.
Veç ofertës prej 100 milionë euro për Mourinhon, klubi i Al Nassr ka edhe emra rezervë nëse portugezi nuk pranon ofertën e majme. Kujtojmë se te Al Nassr luan edhe Cristiano Ronaldo, me ekipin që është në vendin e dytë dhe lufton për kreun në këtë fund sezoni.