Pinknews
Ish e dashura e Ronaldos sulmon Georgina Rodriguez
Ish e dashura e Cristiano Ronaldos i ka hapur “luftë” partneres së tij aktuale Georgina Rodriguez, duke e akuzuar atë se ka kryer disa ndërhyrje estetike për të ngjasuar me Kim Kardashian.
Nereida Gallardo, 39 vjeç, u takua me yllin e futbollit për tetë muaj në vitin 2008 dhe tani drejton sallonin e saj të bukurisë në Ishujt Balearik. Ish-modelja krenohet me 40,000 ndjekës në Instagram, ku promovon trajtimet që kryen në biznesin e saj, duke përfshirë reduktimin e yndyrës jo-kirurgjikale, zbardhjen e dhëmbëve dhe filler-at.
39-vjeçarja ka përdorur partneren e re të ish-të dashurit të saj si një shembull të një personi të famshëm që ka kryer ndërhyrje estetike, edhe pse Georgina nuk e ka treguar kurrë publikisht nëse ka bërë një procedurë të tillë. Nereida postoi një foto të vjetër, pa datë të Georgina dhe një selfie më të re për të demonstruar se si ka ndryshuar pamja e saj.
Pasi shtoi shigjetat e kuqe që tregojnë hundën dhe gojën e Georginë, estetistja shkroi:
Sot do të flasim për Rhinoplasty ose Rhinomodelation.
Ajo më pas vazhdoi të shpjegojë ndryshimin midis të dyjave, duke thënë se njëra përfshinte operacionin dhe tjetra teknika joinvazive për të patur ‘hundën që keni ëndërruar gjithmonë’. Në postim ajo shkroi: