Aktualitet
“Ish-gruaja më mori shtëpinë, me kapi mat duke…”
Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit” ndau me publikun rrëfime personale, përfshirë edhe divorcin me ish-gruan e tij që mesa duket nuk ka qenë një ndarje e lehtë. I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, Gentjan Pjetri tregoi se ish-bashkëshortja i mori shtëpinë dhe se ai mbeti pa asgjë nga divorci.
“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë.”
I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhëtia, ai u përgjigj: Tradhëti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë.
“U bëra armik i vetes”, Gentian Pjetri rrëfen problemet me alkoolin
TIRANË- Gentjan Pjetri, personazhi shumë i dashur për publikun i njohur me nofkën “Doktori” tregoi për një periudhë të errët të jetës së tij, varësinë ndaj alkoolit. Ai ka rrëfyer në ‘Glamour Zone’, tha se problemet kanë nisur se ka qenë fëmijë i vetëm dhe se në momentet kur i kishte të gjithë kundër, gjeti ngushëllim tek alkooli.
“Ka probleme në punë. Trysninë e kam pasur gjithmonë problem. Jam fëmijë i vetëm, pa motër dhe vëlla, gjithmonë kërkoja mbështetje. Kur të thyhet zemra. U bashkova me armiqtë e mi, u bëra armik i vetës. Pata probleme me alkoolin. Nuk është zgjidhje. E pija atë dreq alkooli. Nuk merrem më me atë lloj sporti, sport i vështirë për mua. Tani njëherë në javë e do njeriu, e do shpirti,“-tha ai.