Pinknews
Ish Missi betohet: Politikanët në tigan
Politikanëve në Shqipëri, përveçse mund t’u njohim gabimet që kanë bërë në këto 30 vite karshi shqiptarëve, apo mediat mund t’u kenë zbuluar aferat e tyre korruptive, në fakt nuk i njohim shumë në jetën e përditshme.
Pra si sillen jashtë pune, marrëdhënia me familjen e tyre, hobet apo pasionet.
Lidhur me këtë modelja Atalanta Kërçyku, do të sjellë një format të ri, ku politikanët do t’i shohim në një dimension ndryshe.
“Politika n’tigan” do të jetë formati në të cilin ish-missi është autore, ku do të ketë përballë mes politikanësh, por jo në aspektin politik, por në atë të gatimit, ku në fund do të fitohet një trofe.
“‘Politikan n’Tigan’ është një format kulinarie ku politikanët nuk shfaqen me kostumin e zyrtarit, por sa të zotët janë ata në kuzhinë.
Formati i ri, pasi do të tregojë pjesën e gatimit, do të shoqërohet dhe me një intervistë personale për të ftuarit që lidhen me jetën e tyre intime,” thotë ish-Missi Atalanta Kërçyku, autore e emisionit.
Më tej ajo është shprehur se një nga politikanët që i ka bërë më shumë përshtypje ka qenë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku aq sa dukej sipas saj sikur në të shkuarën kishte qenë një shef kuzhine.