Connect with us

Bota

Ish polici vret gruan, më pas veten

Një ish-polic u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen San Giovanni a Teduccio në Napoli. Burri fillimisht ka qëlluar në ajër nga ballkoni i tij. Më pas ai u mbyll në shtëpi dhe fillimisht vrau gruan e më pas u vetëvra.

Burri, sipas informacioneve të deritanishme, para pak kohësh kishte humbur punën, gjë që dyshohet se ka shkaktuar tension të madh në familje.  Tre fëmijët e tij ishin në shkollë në momentin e ngjarjes tragjike.Karabinierët rrethuan zonën dhe hynë në banesë, ku konstatuan se çifti kishte vdekur.

Advertisement