Connect with us

Kronike

Dedan Gjoni i përfshirë në një tjetër tentativë për vrasje, me 25 idenitete, kush është ‘Akili’

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Burime bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë.

Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan vetëm 4 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO.

Ndërsa arrest shtëpie u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Me arrestimin e Ismail Zenelit, shkon në 5 numri i të arrestuarve. Ndërkohë në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, pjesë e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës. Ndërkohe SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anetaret e grupit kriminal dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro.

Lajmi në përditësim…

I përfshirë në tentativë vrasje në bashkëpunim me Dedan Gjonin, arrestohet në Sukth ‘i forti i Durrësit’ Kep Arapi! Në pranga edhe nipi i tij dhe një ish-punonjës policie

1701965743_55555555.JPGRexhep Rrapi, i njohur si ‘Kepi Rrapi’ është arrestuar nga forcat speciale të Tiranës me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Sukth. Mësohet se Kep Arapi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë.Gjithashtu në kuadër të operacionit është arrestuar edhe nipi i tij dhe një ish-punonjës policie.

Përdorte 25 idenitete, kush është ‘Akili’, kreu i bandës së drogës në Holandë, që tentoi ta vrasë ish-shefi i krimeve me Kep Arapin

Përdorte 25 idenitete, kush është 'Akili', kreu i bandës së drogës në Holandë, që tentoi ta vrasë ish-shefi i krimeve me Kep Arapin! ‘Hakmarrja’ një prej pistave të hetimit

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i SPAK ku është zbardhur tentativa e vrasjes së Xhevdet Plakut, i njohur edhe si ‘Akili’ që drejton një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës.

‘I forti i Durrësit’, Kep Rapi dhe ish-shefi i komisariatit nr.6 në Tiranë dyshohet se kanë bashkëpunuar për tentativën e vrasjes ndaj Xhevdet Plakut si një hakmarrje pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e Sali Rapit të ndodhur në 2014-ën në Itali.

Gjykata e Savonës asokohe shpalli të pafajshëm Besnik Adrian Plakun dhe Xhevdet Plakun të cilët akuzoheshin për vrasjen. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete kalibër 7,65 mm, kjo armë nuk u gjet kurrë. Dëshmitari Alfred Hasa, pasi doli nga spitali, u zhduk pa lënë gjurmë, kështu që dëshmia e tij nuk mund të konfirmohej në sallën e gjyqit.

Por kush është Xhevdet Plaku, ‘Akili’?

38 vjeçari i cili përdorte 25 identitete, njihet edhe si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.

“Hermes” ishte kokaina më e pastër e më pas vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.  Në nëntor të vitit 2018 u arrestua në Holandë së bashku me 56 persona të tjerë, anëtarë të tre bandave të tjera por që ishin të lidhura së bashku dhe që shef kishin Xhevdet Plakun.

Njihej ndryse si “Akili” – Zbulohet “shënjestra” që u nxor në pritë nga ish-shefi i krimeve të rënda dhe “i forti i Sukthit”

Me urdhër të SPAK, Policia ka zhvilluar një operacion në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjerë në pranga kanë rënë edhe Rexhep Arapi i njohur si “i forti i Durrësi”, nipi i tij dhe një ish-punonjës policie, për një tentativë vrasje ndaj kreut të grupit te drogës , Xhevdet Plaku, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”.

I përfshirë në këtë tentativë vrasjeje është edhe ish-shefi i Krimeve të Renda, Dedan Gjoni, i arrestuar më parë në kuadër të një tjetër dosje penale, ku ranë në pranga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë.

Dedan Gjoni bashkëpunoi me Rexhep Arapin për të nxjerrë në pritë, Xhevdet Plakun, pasi grupi kriminal nuk po e gjente se ku ishte fshehur.

Gjoni i thirri në Komisarit Plakun dhe pasi ky i fundit doli, ish-shefi i krimeve njoftoi grupin kriminal duke i dërguar edhe foton e “Akilit”, por në rrethana ende të paqarta, ky i fundit ai doli t’i shpëtojë atentatit.

Xhevdet Plaku kishte në përplasje të forta me të fortin e “Durrësit”, Rexhep Arapi, i cili rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale.

Pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, i kanë kërkuar ish-shefit të krimeve që t’i nxirrte në pritë “Akilin” me qëllim për ta vrarë.

Në kohën kur Dedan Gjoni drejtonte Komisariatin e Shijakut, e ka thirrur Xhevdet Plakun në komisariat gjoja për ta marrë në pyetje, por sipas të dhënave në fakt ai e kishte nxjerrë në pritë pasi ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foton e “Akilit” dhe orarin, por shënjestra fatmirësisht ka arritur t’i mbijetonte atentatit.

Urdhri për të kryer këtë krim është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të.

Por, kush është Xhevdet Plaku?

Xhevdet Plaku, 42-vjeçari që u nxor në pritë nga Dedan Gjoni dhe Rexhep Arapi, njihet si koka e një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali. Lënda narkotike, kokainë, importohej nga Belgjika dhe Holanda.

Në këtë aktivitet, sipas policisë Italiane, ai përdorte 25 identitete të ndryshme për të mos u kapir nga kontrollet dhe drejtonte organizatën përmes udhëtimeve të shumta që bënte në Amsterdam.

Banda i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë dhe sipas saj kishin edhe emërtimet, sipas markave të botës së luksit. Kokaina më e pastër ishte “Hermes”, pastaj kishte “Lacoste”, “G4”, “Rolls royce” dhe “Play Boy”.

Plaku gjithashtu ka qenë dënuar për një vrasje të kryer shumë vite më parë në Durrës. Gjithashtu ishte akuzuar për një tjetër vrasje, për të cilën u shpall i pafajshëm.

Sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit, më 24 qershor të vitit 2003, në Lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, Xhevdet Plaku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Saimir Sina.

Autori dhe viktima kanë qenë banorë të së njëjtës lagje dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin. Duke qenë se Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali, Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K. Dhe, duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i ka propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj.

Vajza e ka pranuar këtë propozim dhe, në muajin korrik të vitit 2001, Sina, së bashku me një person tjetër, e kanë çuar Nertilën në Itali, duke ndryshuar destinacionin për të cilin ranë dakord.

E dëmtuara është dërguar në Romë, ku dhe e kanë detyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre. Shtetasja Nertila K. është kthyer në Shqipëri në dhjetor të vitit 2001 dhe ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme.

Gjykata e Durrësit e deklaroi fajtor shtetasin Saimir Sina dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg. Në këtë kohë Xhevdet Plaku, pasi është vënë në dijeni të veprimeve të Saimir Sinës ndaj të dashurës së tij, ka vendosur të hakmerret, plan të cilin e ka konkretizuar disa ditë pas daljes së Saimirit nga burgu.

Mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2003, pasi e kishte vëzhguar dhe ruajtur për disa ditë me radhë, Plaku ka shkuar me makinën e tij afër banesës së Sinës, i cili në atë moment ishte i shoqëruar nga i vëllai dhe disa shokë të tjerë.

I dënuari e ka thirrur viktimën dhe pas një debati të shkurtër me fjalë, në momentin kur ai ka marrë rrugën për t’u larguar, e ka qëlluar tri herë me pistoletën që e mbante pa leje, duke i shkaktuar vdekjen.

Advertisement