Kronike
‘Isha nën efektin…’, zbardhet dëshmia e përdhunuesit shqiptar
Spartak Dyrmishi, i akuzuar për përdhunim në Greqi është lënë në paraburgim.
45-vjeçari me origjinë shqiptare me tatuazh, i cili akuzohet se përdhunoi 34-vjeçaren në Paleo Faliro dhe tentoi të përdhunonte një tjetër 24-vjeçare, është lënë në burg.
I pandehuri i ka deklaruar hetuesit se në momentin e përdhunimit ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe se në të kaluarën nuk ka kryer krime të ngjashme. “Isha i dehur dhe kisha marrë drogë”, ka thënë shqiptari për t’u shfajësuar për krimin.
Megjithatë, ai nuk e ka bindur hetuesin, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit dhe më pas 45-vjeçari është dërguar me makinë patrullimi në GADA, nga ku do të dërgohet në burgjet ku do të ndalohet.
Dyrmishi u arrestua gjatë natës së të hënës në Vlorë nga policia shqiptare dhe u dërgua në Greqi mëngjesin e së martës, pasi kishte shprehur dëshirën për t’u dorëzuar te policia greke.