Connect with us

Aktualitet

ISHP këshillon qytetarët: Shmangni bodrumet dhe nënkalimet

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla për qytetarët të banojnë në zona ku ka pasur përmbytje. Mes këshillave të dhëna, janë edhe ato të shmangies së vendeve të ulëta si bodrumeve apo nënkalimeve.

'Shmangni bodrumet dhe nënkalimet'/ Përmbytjet, ISHP

UDHËZIMET NGA ISHP:

-Shmangni vende të ulëta si bodrumet ose nënkalimet. Këto bëhen jashtëzakonisht të rrezikshme gjatë një përmbytjeje.

-Mos ecni nëpër zona të përmbytura. Mund të jetë e vështirë të kuptohet sesa i thellë është niveli i ujit dhe çfarë qëndron në të.

-Nëse duhet të ecni në ujë, kudo që të jetë e mundur ecni aty ku uji nuk po lëviz. Përdorni një shkop për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës përpara jush.

-Mos ecni me makinë në zona të përmbytura. Nëse ujërat e përmbytjes ngrihen rreth makinës suaj, braktisni makinën dhe zhvendosuni në zonë apo pikë më të lartë-vetëm nëse mund të bëni këtë në mënyrë të sigurt.

-Mos prekni pajisjet elektrike nëse jeni të lagur ose po qëndroni në ujë.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë.

Advertisement