Connect with us

Kronike

“Ishte fanatik…”/ Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë duke e mbytur me tel: E vrava se…

Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia që 26-vjeçarja Emanilda Rama ka dhënë para hetuesve pas arrestimit të saj si e dyshuar për vrasjen e babait Anesti Rama, mbrëmjen e djeshme në fshatin Frashër të Fierit.

Në dëshminë e saj në polici, e reja ka pranuar krimin duke deklaruar se babai i saj ishte fanatik dhe nuk e lejonte të dilte e të vishej si ajo donte.

Mësohet se vajza jetonte me prindërit pasi ishte ndarë nga partneri. Një ditë më parë vajza ka deklaruar ne polici se i ati kishte ndërruar jete, sepse ishte rrëzuar në tualet.

Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.

 

 

Në këtë krim makabër në familje, policia thotë se me vajzën ka bashkëpunuar dhe e ëma, V. R., 53 vjeçe, duke tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Të dyja kanë pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, 26-vjeçarja ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Advertisement