Connect with us

Kronike

Ishte fshehur në një hotel në Kukës, arrestohet djali i pronarit të ‘Lajthizës’

Pas rreth 2 muajsh në arrati, Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’, është arrestuar nga forcat Operacionale. 32-vjeçari u arrestua në një hotel në Kukës, ku qëndronte i fshehur, pasi ishte shpallur në kërkim pasi la të plagosur tre persona në një festë më 28 korrik.
‘Si rezultat i operacionit ‘Oda’, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.’- njofton policia.
Djali i biznesmenit Hajri Elezaj ishte në një festë të një prej restoranteve më luksoze “Savoy Garden” në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë. Gjatë festës, Edison Elezaj ka plagosur me armë 3 familjarët, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllanë e saj, si edhe vëllanë e tyre të vogël.
Pas plagosjes, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestuar pasditen e 25 shtatorit 2024.
Ndërkohë, për këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët dy persona të tjerë, pasi i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën për të penguar zbulimin e së vërtetës. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në restorant, policia arriti të gjejë armën dhe të identifikojë personat që e morën atë pas të shtënave, Arjan Dushaj, 38 vjeç, dhe Dardan Zalli, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Festa zhvillohej në “Savoy Garden” një nga restorantet me luks në Tiranë, i cili frekuentohet nga shumë personazhe VIP. Ai është hapur në vitin 2022, dhe sipas regjistrit tregtar është në bashkëpronësi nga Elira Ndreaj me 51% të aksioneve dhe nga Ermir Ndreaj me 41% të aksioneve

Advertisement