Kronike
“Ishte horror”/ Shqiptarja qëllohet disa herë me thikë, dëshmitarët: Kërkoi ndihmë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Luton të Anglisë, ku një shqiptare është qëlluar me thikë.
Mediat angleze shkruajnë se shqiptarja është qëlluar disa herë me thikë pranë një shkolle fillore dhe u la në një pellg gjaku.
Dëshmitarët thanë se ajo po ulërinte: “Ndihmë, më ndihmoni, po humbas gjak”.
Policia tha se viktima është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa është arrestuar një burrë pak pas ngjarjes.
Dëshmitarët thanë se viktima kishte probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur në banesën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.
“Ishte horror, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë që e kapi për fyti dhe më pas i futi dorën në gojë që të mos bërtiste. Më pas e goditi disa herë me thikë në të gjithë trupin dhe e la në rrugë”, tha një dëshmitar.
Edhe ai konfirmoi se gruaja u sulmua sapo la fëmijët në shkollë.