Connect with us

Sport

“Ishte një vit i tmerrshëm për mua”…

Federico Chiesa pranoi se viti 2022 ishte një vit i tmerrshëm për të, pasi në janar ai pëaoi një dëmtim të rëndë në gju. Lojtari i kombëtares italiane ishte krenar që e kapërceu këtë problem dhe shënoi golin që i dha Juventusit fitoren ndaj Monzas (2-1), duke i kualifikuar bardhezinjte në çerekfinale të Kupës së Italisë.

“Ishte një vit i tmerrshëm për mua. Tani jam i fokusuar të punoj dhe të përmirësoj gjendjen time fizike. Më duhet vërtet të evoloj fizikisht dhe të mësohem të luaj përsëri çdo tre ditë. Megjithatë nuk mundem, po përpiqem të ndihmoj bashkëlojtarët e mi, pasi kam kaluar një vit pa e pasur këtë mundësi”,- theksoi anësori në një prononcim për Mediaset.

Federico Chiesa u rikthye në fushën e blertë në radhët e Juventusit pas 378 ditësh, por duke shënuar një gol, i cili ishte vendimtar për kualifikimin dhe vazhdimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Advertisement