Connect with us

Kosova

Ishte përgatitur për të nxitur luftë/ Mesiç për sulmin terrorist në Banjskë

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç ka deklaruar se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur mjaftë mire dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe, nga të cilat, grupi terrorist u pajis me armë për provokime e luftë. Mesiç gjithashtu ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit. Njeriu që udhëhoqi Kroacinë për një dekadë si president vlerësoi pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare, meqë konsideron se kjo situatë do të prodhonte edhe më shumë viktima. Ish-presidenti i Kroacisë tha gjithashtu se Kosova është shtet dhe këtë fakt duhet ta kuptojnë të gjithë. Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Mesic konsideron se Kosova duhet të vazhdojë dialogun. Politikani kroat tregon se javën e shkuar në Zagreb është takuar me kryetaren e shtetit, Vjosa Osmani, dhe tha se e njëjta ka qasje realiste ndaj politikës evropiane. Por të njëjtat vlerësime Mesic nuk I ka edhe për vendet e bllokut europian, teksa theksoi se lidershipi i Bashkimit Evropian po gabon.

Advertisement